Makina e rrojës nga Philips bashkon teknologjitë më të fundit në një pajisje. Prerësi i saj është i mbuluar me një rrjetë ultra të hollë me majë të rrumbullakosura që parandalon acarimin e lëkurës. Tehu është projektuar në mënyrë të tillë që të parandalojë ngecjen e flokëve midis teheve që lëvizin veçmas. Ajo është e përshtatshme për flokët dhe qimet në të gjithë trupin. Prerësi metalik me teknologjinë DualCut pa krehër ju mundëson prerje të pastër rreth mjekrës, qafës dhe vijës së flokëve, si dhe shkurtimin e qimeve të trupit në një gjatësi minimale. Ajo vjen me 12 koka prerëse nga 1mm deri në 16mm. Mund të lahet nën ujë për pastrim edhe më të lehtë të saj. Bateria ka një jetëgjatësi prej 120min, ka fast-charging dhe mbushet plotësisht në vetëm 60 minuta.
Reviews
There are no reviews yet.