Philips NeoPix Ultra One+ ju ofron mundësinë për të shijuar netët e mrekullueshme të filmit! Kur përdorni projektorin e nivelit të lartë NeoPix Ultra One+ dhe projektoni filmin tuaj në mur në shtëpi, gjithçka do të jetë edhe më reale. Falë definicionit të lartë, shkëlqimit dhe altoparlantit të integruar, do të ndiheni sikur jeni pjesë e historisë. Mund të shfaqni lehtësisht përmbajtje nga kompjuterët, si dhe nga pajisjet inteligjente si celulari juaj. Lidhni çdo pajisje multimediale, si p.sh. set top box, PC, MAC, konsolat e lojërave dhe pajisje transmetimi si Fire Stick ose Apple TV nëpërmjet porteve USB ose HDMI.Llamba ka një jetëgjatësi prej 30,000 orë në modalitetin e kursimit të energjisë. Ky projektor është shumë i gjithanshëm. Ai ofron një media player të integruar, ju mund të luani video, të shfletoni në internet ose të shikoni foto. Projektori mbështet rezolucionin 1920 x 1080 piksel, raporti i pamjes 16:9, raporti i kontrastit 3000:1, 200 ANSI. Ka korrigjim trapezoid. Imazhi me diagonale deri në 80″. Distanca e projektimit është 80 cm-200 cm. Përfshin lidhësit USB, HDMI, VGA, Micro SD, lidhës audio 3.5 mm jack. Poashtu, ai mbështet teknologjitë Wi-Fi dhe Bluetooth. Përfshin altoparlantët 2×5 W. Përmasat e tij janë 220 x 170 x 90 mm, pesha 1.4 kg.
Reviews
There are no reviews yet.